POLITIKE

Kosnett konfirmon: Shkëmbini i territoreve nuk ka qenë asnjëherë qëllim i Trump

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”, ka thënë ambasadori.

Kosnett në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që fokusi i dialogut në këtë takim, do të jetë ekonomik.

“Miqtë tanë evropianë, në fillim do të fokusohen në marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë që nuk mund të ofroj më shumë detaje specifike mbi agjendën e së shtunës, duhet të presim dhe të shohim”, shtoi ai.

Sipas Kosnett, fundi i procesit të bisedimeve, do të rezultojë me njohje reciproke.

“Ky është qëllimi. Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve. Se do ta krijojmë hapësirën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe tërë rajonin, të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Edhe pse të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë të shtunën, unë do të përmbahem nga spekulimi i detajeve të takimit”, ka thënë tutje Kosnett.

Ambasadori thotë se e kanë bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara, nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve,

“Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja  nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë”.

“Çfarëdo marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe është e qartë, e kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

20 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago