POLITIKE

“Kosova ka të drejtë për targat”, deputeti gjerman kritikon ashpër BE-në

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk rezultoi i suksesshëm. Palët nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për çështjen e targave.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, përgjegjëse për dështimin e negociatave e la Kosovën.

Por kështu nuk mendon deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet çështja e targave nga Bashkimi Evropian.

“Jam shumë i shqetësuar dhe i frustruar me atë se çfarë po ndodh në Kosovë. Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave. Problemi nuk është te targat, por tek Bashkimi Evropian që nuk ka një ide te qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Pra kur mungon një strategji konkrete se çfarë të bëhet me Kosovën, atëherë lindin probleme të tilla si çështja e targave”, tha Abraham.

E sa i përket propozimit franko-gjerman, deputeti opozitar thotë se Kosovës duhet t’i garantohet perspektiva evropiane.

“Në propozimin franko-gjerman është kruciale që t’i garantohet Kosovës se në të ardhmen do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Nëse nuk përfshihet kjo çështje ne paketë, atëherë ky propozim nuk është i duhuri për Kosovën. Po e përsëris, problemi qëndron se po mungon një perspektive e qartë nga BE për Kosovën”, shtoi ai.

Politikani gjerman foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai njoftoi se Gjermania është duke punuar aktivisht që ky proces të përfundoj me sukses.

“Unë po iu siguroj juve, se Gjermania është duke punuar fort që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Ne jemi ne kontakt të ngushtë me Presidencën çeke, dhe shoh se ka vullnet pozitiv që kjo çështje të përfundoj me sukses. Është e papranueshme se sa shumë ka zgjatur ky proces për qytetarët e Kosovës”, deklaroi deputeti gjerman në tëvë1.

Kryeministri Kurti u pajtua që ta shtyjë vendimin për implementimin e gjobave për 48 orë, pas kërkesës që i erdhi nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago