Kosova ka mposhtur Malin e Zi, 2 me 0, për të mbetur në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi realizuan në pjesën e parë për fitoren e tretë në Grupin A kualifikues.
“Dardanët” ishin më të mirë vazhdimisht duke dominuar në ndeshje që nga fillimi.
Deri në fund të kualifikimeve, Kosova luan me Çekinë e Anglinë në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim.
Aktualisht, grupit i prin Anglia me 15 pikë. Çekia është e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 11 pikë. Mali i Zi e Bullgaria janë në fund me nga tri pikë.
Më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë si mysafire, tre ditë para se të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”.
Vedat Muriqi ka dyfishuar epërsinë për Kosovën ndaj Malit të Zi.
Amir Rrahmani ka realizuar gol për të kaluar Kosovën në epërsi në përballjen me Malin e Zi.
Ai realizoi me kokë pas harkimit të Milot Rashicës në minutën e dhjetë.