Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) të dielën mbrëma njoftoi se se ka pranuar urdhëresë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 08:00 e të hënës.
KEDS bëri të ditur se këto kufizime do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, pra gjatë ditës së hënë reduktimet do të janë nga 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.
Në këtë komunikatë për media KEDS fajëson qeverinë që nuk ka shpërndarë asnjë cent tek furnizuesit nga subvencionet e paralajmëruara nga qeveria në vlerë 100 milionë euro.
“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë tek furnizuesi”, thuhet në komunikatë.
Më 1 gusht Qeveria miratoi vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizim me energji
Por saktësisht para dy jave, në mbledhjen e saj të 91-të, Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, miratoi vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizim me energji, shkruan Reporteri.net.
Këto masa emergjente sipas Qeverisë janë marrë për shkak të rritjes së shpejtë të çmimit të importit të energjisë, si dhe “paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”.
“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, thuhet në njoftim.
Masa emergjente sipas Qeverisë përfshijnë:
“Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;
Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;
Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik;
Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet”.
Qeveria në njoftimin e saj më 1 gusht kishte thënë se menaxnmenti i KEK-ut edhe pse me termocentrale të stërvjetruara, janë duke e bërë maksimumin që “blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore”.
Ndërsa para 11 ditësh Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike. Për vendimin votuan 61 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.
Kuvendi mund t’i zgjasë masat emergjente të miratuara deri në 180 ditë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…