KRYESORE

Kosova nikoqire e 25 mijë trupave të NATO-s për “Defender Europe 2025”

Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare, të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë – Defender Europe 2025” [Mbrojtësi i Evropës 2025].

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s pritet të marrin pjesë në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Kjo është stërvitja më e madhe shumëkombëshe ushtarake që organizohet nga Shtetet e Bashkuara.

Nga sot e deri më 9 qershor, në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 25”, do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vend-bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kësaj periudhe, pasi këto lëvizje janë pjesë e realizimit të këtij ushtrimi ndërkombëtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago