POLITIKE

“Kosova, një territor i pushtuar”, Akademikët serbë: Heqim dorë nga dialogu dhe normalizimi

Akademikët në Serbi kërkojnë që shteti i tyre ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Sipas tyre, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian nuk sjellin zgjidhje apo marrëveshje finale, por vetëm pasoja të dëmshme për vendin.

Përmes një proklamate, të nënshkruar nga 79 akademikë, qeverisë serbe i bëhet thirrje që të ndërpresë bisedimet me Kosovën në dialogun e BE-së sepse ato do të çojnë në njohjen përfundimtare ligjore të pavarësisë.

Ata shkojnë deri aty sa që pretendojnë se qeveria në Prishtinë ushtron dhunë dhe terror ndaj serbëve dhe shtetit të Serbisë. Problemin kryesor e shohin te marrëveshja e normalizimit, që i është bërë kusht Beogradit për anëtarësim në BE, ndërsa propozojnë se si duhet eliminuar ujdia dhe hequr dorë nga dialogu.

“Ka disa mënyra ligjore për ta bërë këtë, ndër të cilat më bindësja është referimi në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përveç kësaj, është e nevojshme të shqyrtohet arsyeja e përfundimit duke iu referuar Konventës së Vjenës për Ligjin të Traktateve (1969) dhe nenit 62 të saj, që rregullon arsyen e ndryshimit thelbësor të rrethanave, duke pasur parasysh faktin se ‘Kosova’ nuk i ka përmbushur obligimet e saj nga Marrëveshja e Parë e Brukselit për njëmbëdhjetë vjet.”

Motivi kryesor sipas tyre është se Kosova nuk ka bërë lëshimin më të vogël në bisedime, pra formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Akademikët akuzojnë regjimin e Vuçiçit për tradhti me çështjen e Kosovës në këmbim të një rruge evropiane me një anëtarësim në BE, që sipas tyre nuk do të ndodhë kurrë për Serbinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago