Kosovës pritet t’i kushtojë rreth 150 milionë euro, ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa për procedurat dhe gjithçka tjetër do të kujdesen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dihet që Kosova ende nuk posedon asnjë helikopter, edhe pse FSK ka pilotë të cilë tashmë janë të gatshëm për një përvojë të tillë.
Rreth 150 milion euro pritet të kushtojnë i ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do mbështetet nga SHBA’të.
Këtë e ka vërtetuar edhe komandanti i FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ai ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, të cilat mbështetjen me të madhe do ta ken nga SHBA’ja me një participim edhe nga Kosova.
Përveç kësaj, investimet në njësinë e mbrojtjes kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, një projekt që do të kushtojë më shumë se 40 milion euro.
Rama ka folur edhe për marrëdhëniet me NATO’n, të cilat ai tha se nuk janë ftohur, por përkundrazi, ai thotë se është ftuar të marrë pjesë në shumë takime, ku u prezantua si komandant i ushtrisë.
Ndërsa dihet që Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk e ka asnjë helikopter. Jo vetëm FSK’ja, por as shteti i Kosovës nuk posedon qoftë ndonjë helikopter për kërkim shpëtim. Vendet e rajonit, kanë me dhjetëra helikopter.
Shqipëria
Sipas faqes së specializuar për forcat ajrore – AirHeadFly, Shqipëria ka në dispozicion 22 helikopterë, që kryesisht i përdor për misione të kërkim – shpëtimit dhe misione të tjera jo luftarake.
Helikopterët më të vlefshëm që i posedon Armata shqiptare, janë të tipit Couger. Gjithsej shteti shqiptar disponon me 4 helikopterë të tipit Couger AS532AL.
Një helikopter i tillë vlerësohet rreth 15 milionë euro, derisa ai mund të bartë 23 persona.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.
Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustawetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.
Maqedonia
Sipas të dhënave të ueb-faqes së Ushtrisë të Maqedonisë, të dhëna të përditësuara në vitin 2012, ky shtet ka gjithsej 24 helikopterë, prej të cilëve një ishte rrëzuar në vitin 2008.
Më 1994, Maqedonia u pati pajisur me 4 helikopterë të tipit MI 17. Derisa në vitin 2001, fqinji jugor bleu edhe 10 helikopterë të tpit MI-24. Policia maqedonas, po ashtu, ka helikopterë të veçantë që përdoren për operacione të shpëtimit, kërkimit si dhe reagime në rast të konflikteve. Por, nuk ka të dhëna sa është numri i saktë i tyre.
Serbia
Shteti i Serbisë është më i “fuqishmi” ndër shtetet e rajonit me të cilat kufizohet Kosova, sa i përket forcës ushtarake ajrore. Vetëm ushtria serbe, ka në dispozicion 61 helikopterë të njohur si Gazela, nëpër bazat ajrore në Nish, Batajnicë dhe Ladjevicë
Këta helikopter, ushtria i përdorë edhe për shpëtim, zbulim, por edhe për luftë. Megjithatë, vet ushtria, ka edhe helikopterë transportues në dispozicion, prej tyre ka të tipit MI 17 dhe MI 8 prodhim rus. Derisa vitin e kaluar ka blerë nga Rusia edhe dy helikopterë të llojit MI 17 V5.
Edhe policia serbe ka një numër të konsiderueshëm të helikopterëve, por nuk është bërë i ditur sa janë ata. Kjo njësi e helikopterëve, sipas ueb-faqes zyrtare të policisë serbe, ka në dispozicion helikopterë të vegjël që mund të bartin 4 pasagjerë si dhe helikopterë që njihen si të mesëm, që kanë kapacitet të bartin deri në 12 pasagjerë.
Mali i Zi
Pas ndarjes nga Serbia, Mali i Zi, ndau edhe asetet ushtarake. Gjatë kësaj kohe, Mali i Zi, sipas burimeve jo zyrtare mori pesë helikopterë transportues të tipit MI-8, 15 helikopterë të lehtë të llojit Gazela.
Policia malazeze ka në dispozicion helikopterë jo-luftarak, që kryesisht përdoren për kërkim dhe shpëtim. Këta helikopter janë të tipit 40-HCC si dhe 40HK, derisa nuk ka informacione për numrin e tyre.
Kosova ende pa asnjë helikopterë
Vlenë të theksohet se piloti i parë që është certifikuar, është Afrim Zabeli nga Rezalla e Drenicës, rrugëtimin e tij në Ushtrinë e Kosovës e kishte nisur në vitin 2011, e si pilot u certifikua një ditë para FSK’ja ta merrte epitetin e ushtrisë.
Ai thotë se i mungon ndjenja e të qenit në ajër dhe kjo po ndodh pasi Kosova ende nuk posedon helikopter.
5 vjet i kreu në shkollën e Aviacionit Tokësor për Helikopterë në Turqi dhe rreth 13 muaj iu deshën që ta fitojë licencën e pilotit.
FSK’së shpejt do t’i shtohen edhe dy pilotë të tjerë, që po ashtu janë duke përfunduar shkollimin për pilotë në Akademinë Ushtarake të Turqisë dhe Zabeli thotë se bashkërisht do ta formojnë njësinë ajrore të Forcës.