KRYESORE

Kosova pranon donacion 55 automjete ushtarake të blinduara nga SHBA-ja

Kosova ka pranuar një donacion prej 55 automjeteve ushtarake të blinduara nga SHBA-ja.

Në ceremoninë që u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e pranim-dorëzimit të automjeteve, kanë folur presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani ka falënderuar SHBA-në për këtë donacion dhe ka thënë se populli i Kosovës përjetësisht do t’i jetë falënderues popullit amerikan. Ajo ka thënë se shpreson në fazën e ardhshme të ketë donacion edhe helikopterë.

“Është ditë e veçantë për Kosovën, pasi partneri ynë strategjik SHBA-ja po ua dhuron forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake, në vlerë të madhe, që do të ndihmojnë forcat tona që të përforcojnë mëtej kapacitetet e veta e të thellojnë mëtej ndërveprimin e ushtrisë sonë me ushtrinë aleate. Si komandante supreme e kësja force jam tepër e lumtur që së bashku me ju dhe gjithë qytetarët e Kosovës po jetësohet ëndrra jonë e përbashkët që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë, e të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes duke marrë edhe vlerësimin e tyre të vazhdueshëm”, ka thënë Osmani, e cila ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe popullin amerikan. “Shpresoj që fazën e ardhshme të ofrojë helikopterë që i mungojnë Kosovës. Kërkojë ndihmën e aleatëve tanë për t’u pajisur me këto edhe forca jonë. Ta mbyllim sa më shpejt fazën e transformimit”, ka thënë Osmani.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit ka përmendur përballjen e Kosovës me variantin Delta të koronavirusit.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës po vazhdojnë të angazhohen që të kalohet me sa më pak pasoja e jetë të humbura.

“Përkundër gjendjes së rënduar Republika e jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar të punojë me aleatët për të kontribuuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë, sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë mirëpret refugjatë afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, e po mbështet vendet e rajonit në përballimin e fatkeqësive natyrore, siç ishte rasti me Shqipërinë. FSK-ja i ka aftësitë më të mëdha sesa mundësitë. Prandaj vullnetit tuaj të paepur që të jeni të pajisur si ushtarak, po ua bashkëngjisim bashkërisht edhe pajisjet tjera ushtarake, siç janë këto automjete moderne. I nderuar ministër Mehaj, e ju ushtarak të FSK-së, uroj që këto automjete të përdoren në mënyrën më të mirë në shërbim të ruajtjes së interesave të vendit, sigurisë, stabilitetit në vend, në rajon e më gjerë. Falënderoi edhe njëherë SHBA-në për këtë donacion me vlerë aq të madhe”, ka thënë Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago