Republika e Kosovës, pritet që ti testojë për COVID-19, të gjithë shtetasit e Shqipërisë të cilët hyjnë në Kosovë.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi.
Ajo thotë se sot në mbledhjen e radhës online, ka qenë një propozim-vendim i tillë, për të cilin ajo ka votuar kundër, ndërsa anëtarët e tjerë të kabinetit kanë votuar pro.
“Ka qenë edhe një tjetër propozim-vendim, që të kërkohen teste edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërsië nëse vijnë në Kosovë, por unë kam kërku që kjo të bëhet edhe në dakordim me Ministrinë e Shëndetësisë atje, kam votuar kundër kësaj, ndërsa anëtarët e tjerë kanë votuar pro”, tha Balaj-Halimi.
Pak më parë Balaj-Halimi i ka thënë se nuk do të ketë karantinim për kosovarët të cilët hyjnë nga vendet e tjera të rajonit për në Kosovë.
Ajo tutje nuk e ka mohuar se një vendim i tillë mund të merret në të ardhmen, por thitë se i njejti nuk mund të merret pa dakordimin e dy ministrive të shëndetësisë, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Po ka qene si propozim vendim por sot është heqë nga rendi i ditës në masat shtesë të cilat do të mirren nga Qeveria e Kosovës, por nuk mund të them se i njejti propozim do vijë prapë, por kjo do të vendoset në dakordin me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe atë në Shqipëri”, tha Balaj-Halimi.
Me shtimin dhe rritjen e rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar se që nga dita e sotme do të merren masa të reja.
Këtë e ka konfirmuar sot edhe vetë Balaj-Halimi, e cila thotë se vendimet për masat shtesë pritet të publikohen sonte.