FOTO&VIDEO

Kosova shtrëngon masat, qytetarët e Shqipërisë: Do bllokojmë doganën e Morinës, as ata mos të vijnë

Masat e reja të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave me COVID, kanë krijuar radhë të shumta automjetesh në doganën e Morinës, kjo pasi përf çdo qytetar që futet brenda kufirit të Kosovës kërkohet test ose vaksinë kundër COVID.

Qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria thonë se nuk është e drejtë kjo masë për sa kohë qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë kusht të tillë.

“Na kanë kthyer për testin. Krejt kosovarët po vijnë te ne. Kjo nuk është e drejtë. Të bëhet ndonjë zgjidhje, Ndryshe as ata mos të vijnë. Ne shkojmë dhe punojmë në Kosovë. Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne po dalim të bllokojmë rrugën dhe as ata mos të vijnë dhe as ne mos të shkojmë më andej”, shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër pretendon se nuk është njoftuar për këtë vendim të ri, duke treguar se çdo ditë udhëton drejt Kosovës për të punuar në ndërtim për të siguruar bukën e gojës.

“Tani duhet karta e testit. Ne po shkojmë me punu në Kosovë. Nuk jemi informuar. Kur erdhëm këtu po na kthejnë. Atje punojmë në ndërtim, hamall. Për bukë jemi t’u shku”, thotë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago