POLITIKE

Kosova u koordinua me SHBA-të për blerjen e dronëve për FSK-në: Do shërbejnë për vëzhgim e zbulim

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar në parim ndarjen e buxhetit shtesë për blerjen e katër dronëve për FSK-në nga ministria e Mbrojtjes.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i cili ishte në këtë detyrë deri më 1 prill të këtij viti e që tash është deputet nga radhët e VV-së dhe nën-kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka thënë se blerja e dronëve ushtarak është në koordinim me SHBA-të.

“Prioritet i Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Mbrojtjes është avancimi dhe fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe luftarake të FSK-së dhe çdo investim dhe çdo përkrahje është e mirëseardhur pasi që është në pajtim me misionin dhe vizionin e kësaj qeverie që të forcojë kapacitetet mbrojtëse. Kisha thënë se është një lajm shum i mirë edhe për faktin se është në bashkëpunim dhe koordinim me aleatin tonë, SHBA, të cilat kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin kontribut për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse”, ka thënë Dugolli.

Ai ka thënë se beson që në buxhetin e ardhshëm do të ketë edhe më shumë mbështetje për FSK-në.

Duke folur për kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e dronëve, Dugolli ka treguar detaje edhe për çfarë shërbejnë dronët ushtarak.

“Në bazë të asaj që është thënë nga ministri Mehaj dhe informacioneve që kam, janë për qëllime zbulimi e vëzhgimi gjë që është element i rëndësishëm që i ka munguar dhe i mungon FSK-së. Ata dronë janë multi-funksional, varet çfarë tipi dhe lloji janë, nuk kam më shumë informacione specifike. Siç ka potencuar edhe ministri Mehaj, ato kanë me u dërgu prej SHBA-ve, partnerëve tanë të cilët po i plotësojnë nevojat e FSK-së, gjegjësisht për kapacitetin mbrojtës dhe parandalues sepse të gjitha kapacitetet e planifikuara kanë të vetmin rol për forcimin e mbrojtjes të sovranitetit e integritetit territorial”, ka thënë Dugolli për lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se FSK-ja nuk ka qenë e pajisur me dronë të tillë, por ka thënë se një gjë e tillë ka mundësi të ketë qenë në plan për tu realizuar.

“Nuk ka pasë më herët është hera e parë, por ndoshta kanë qenë të planifikuar për një fazë më të vonshme, kështu që krejt çka po bëjmë është që po e përshpejtojmë atë fazën e tranzicionit sepse është edhe në programin tonë qeverisës që sa ma herët të jetë e mundur të arrijmë kapacitetet e nevojshme mbrojtëse”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka thënë se Qeveria Kurti e ka pasë prioritet pajisjen e FSK-së me mjetet e nevojshme, sidomos të armatimit, por pa lënë anash fushën e logjistikës dhe ushtarëve që do të operojnë me këto mjete.

Kujtojmë se ministri Mehaj ka kërkuar 11.9 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për të blerë katër dronët ushtarak që do t’i shërbejnë FSK-së, por ka thënë se Qeveria mund t’i aprovojë edhe vetëm 4.5 milionë euro, e pastaj një milionë t’i sigurojë vetë Ministria e Mbrojtjes, duke marrë parasysh se pagesa prej 11.9 milionë eurove mund të bëhet në dy këste.

Mehaj ka bërë të ditur se njëra pagesë e këstit mund të bëhet tani, ndërsa gjysma tjetër e mbetur mund të paguhet në mars të vitit 2022.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago