Kjo fundjavë mbushi me pushues thuajse të gjitha plazhet krysore nga jugu në veri. Që në orët e para të mëngjesit, fluks i lartë pushuesish u regjistrua nga Kosova.
Kjo foto tregon fluksin e lartë të hyrjes nga Kosova mëngjesin e së shtunës.
Shqiptarët përtej kufirit iu drejtuan masivisht bregdetit duke shkaktuar radhë në Morinë.
Destinacionet varionin nga Shëngjini më i afërt, deri në jugun e thellë.
“Po shkojmë në Velipojë. Mirë duken kontrollet”.
Pas lehësimit të masave në të dy vendet, thonë se rreziku nga koronavirusi është thuajse i njëjtë. Ndaj plazhin nuk do ta braktisin.
“Frika si në Prishtinë si në Dhërmi është njësoj”.
Ata që kishin zgjedhur Shëngjinin, trafiku i shoqëroi deri në hyrje të qytetzëz.
Fluks të shtuar pushuesish kishte edhe drejt jugut, duke kujtuar së trafiku mbetet problem pa zgjidhje në disa akse.
Javë pas jave, Vlora po merr pamjen e një qyteti turistësh, por plazhi me protokoll duket se nuk gjen zbatim masivisht
“Edhe frika është zbutur por edhe ne nuk e kemi atë kulturë të distancohemi nga njëri-tjetri”.
Ende mbizotërojnë shqiptarët, por bjellorusëve të ardhur pak ditë më parë, tashmë u janë shtuar edhe grupi i parë nga Rusia.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, me gjasë shqiptarët do të kenë pak alternativa për pushime jashtë vendit, ndaj ky sezon pritet të bazohet tek turizmi patriotik.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…