Qytetarë të shumtë po presin që të kthehen në Kosovë, pasi kaluan disa ditë në Shqipëri.
Lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur se kolonë e gjatë është shkaktuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, ku pritjen zgjasin deri në 30 minuta.
Duhet përkujtuar që thuajse çdo të diele shkaktohen kolona të gjata, pasi shumica e kosovarëve zgjedhin Shqipërinë për të kaluar ditët e verës.