Kosovarët po i shesin pajisjet për prodhimin e kriptovalutave

Ka disa ditë që Qeveria ka vendosur të ndaloi pajisjet për prodhimin e kriptovalutave në territorin e Kosovës.

Vetëm për pak ditë shteti ka konfiskuar qindra pajisje të njohura si “Antminer”, me arsyetimin se ato shpenzojnë shumë energji elektrike.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, qytetarët të cilët kanë pasur pajisje të tilla, kanë vendosur që t’i shesin ato, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

Shitja e këtyre pajisjeve po bëhet përmes rrjeteve sociale dhe faqeve online të shitjes, ndërsa çmimi i tyre shkon deri në 5000 euro.

Në Kosovë thuhet se janë mbi 10,000 persona që investojnë në kriptovaluta ose merren me mihjen e tyre.