Punëtorët nga Kosova që dëshirojnë të punojnë në Gjermani përmes Rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të aplikojnë më për viza pune gjatë vitit 2025, pasi kontingjenti vjetor i termineve është plotësuar për më pak se një muaj.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe Agjencia për Punë në Gjermani, e cila ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se nuk do të ketë më termine të reja deri në vitin 2026.
Ndërkaq gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, ka shpërndarë postimin, duke shpjeguar procedurën.
“Interesimi i madh i punëtorëve pa kualifikime nga Kosova ka bërë që kuota për këtë vend të mbushet shumë shpejt, ndërsa për shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë ende ka vende të lira”.
Në total, për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë parashikuar 50 mijë viza pune për vitin 2025, por secili shtet ka kuotën e vet.
Për Kosovën, kjo kuotë tashmë është plotësuar, duke e bërë të pamundur aplikimin e mëtejshëm për vitin e ardhshëm.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…