LAJME

Kosovari dënohet me 46 muaj burgim dhe dëbohet për shtatë vjet nga Zvicra

Një kosovar është dënuar me 46 muaj burgim dhe është dëbuar për shtatë vjet nga Zvicra, pas një aksidenti që shkaktoi në vitin 2019, shkruan të enjten e përditshmja zvicerane Tagblatt. Ai madje për shtatë vjet nuk do të lejohet të hyjë në asnjë vend që është në zonën Schengen.

Kosovarit iu komunikua dënimi nga Gjykata e Qarkut e Dietikonit të mërkurën.

Më 5 tetor 2019, 22-vjeçari po voziste një BMW kur aksidentoi një Ford Focus në të cilën ishin një grua dhe vajza e saj. Ato mbetën të lënduara rëndë.

Gjatë seancës për rastin, gruaja u shpreh se ende po vuajnë pasojat nga ai aksident dhe jeta e tyre është kthyer përmbys.

Prokurori kërkoi katër vjet burgim dhe dëbim për shtatë vjet nga vendi, ndërsa avokati mbrojtës i të pandehurit kërkoi 20 muaj burgim me kusht, si dhe të shmangej dëbimi.

Në fund, kosovari u shpall fajtor për akuzat e lëndimeve të shumta të rënda trupore dhe mosdhënie të ndihmës urgjente.

Kosovari, përveç dënimit, i ka borxh mbi 200 mijë franga. Sipas gjykatës, 22-vjeçari në parim është përgjegjës për dëmet ndaj gruas, vajzës dhe burrit të saj. Ai duhet t’i paguajë gruas 70 mijë franga plus pesë për qind interes që nga dita e aksidentit. Për vajzën do të paguajë 50 mijë franga plus interes, për burrin 25 mijë franga plus interes. Në borxh përfshihen edhe shpenzimet procedurale e tarifat gjyqësore.

Ai mund ta apelojë vendimin në gjykatën më të lartë në Zvicër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

50 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago