Një kosovar, banues në Austri, i cili ishte i papunë dhe paguhej nga AMS (Enti i tregut të Punës) kishte shkuar disa herë në Kosovë brenda dy vjetëve të fundit pa i njoftuar autoritetet përkatëse.
Ai në formë mashtrimi ka përfituar rreth 3 mijë euro ndihmë emergjente nga “AMS”.
Për këtë, burrit të martuar iu desh të dilte para gjykatës të mërkurën në mbrëmje, në St. Pölten.
Gjatë gjykimit, 49-vjeçari derdhi lot: Gruaja dhe babai i tij i sëmurë ishin në Kosovë dhe ai përfundimisht duhej të kujdesej për të atin. “Kjo është arsyeja pse në çdo festë dhe fundjavë kam shkuar me veturë për në atdheun tim”, thotë kosovari gjatë seancës, shkruan heute.at, transmeton albinfo.at.
Gjatë kohës së pandemisë kosovari kishte pranuar për postë një formular për ndihmë emergjente, por ai thjesht e kishte nënshkruar atë pa e lexuar fare. “Nuk e kam lexuar tërë formularin, prandaj nuk e kam ditur se çdo qëndrim jashtë vendit duhet të raportohet”, kishte thënë i akuzuari.
Dëshmia e tij arriti ta bindë gjykatësin, i cili nuk pa asnjë qëllim mashtrimi dhe e liroi atë. Por, më këtë vendim nuk u pajtua prokurori, i cili po shqyrton ankesën e mundshme dhe për këtë aktgjykimi nuk është përfundimtar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…