Bajram Jusaj e kryen punën e bartjes së materialit ndërtimor me shtatë kamionë, dy më pak sesa posedon në tërësi.
Këta prej një viti i dërgoi t’i rregullojë, por dyshon se kamion-ndreqësi ia përvetësoi e më pas shiti automjetet e rënda tek një palë e tretë.
Vetë pronari i kompanisë, me rekomandim të hetuesve policorë, nuk foli para kamerës por tregoi se tash e një vit ka qenë vazhdimisht në vend-punishten ku dërgoi kamionët dhe i ka parë mjetet aty.
Tek pasi morri një informatë në fillim të dhjetorit nga një mik i përbashkët se kamionët mund t’iu ishin shitur nisi të interesohet intensivisht për rastin deri sa e paraqiti të hënën në polici.
Para kësaj Bajram Jusaj provoi disa herë të kontaktojë mjeshtrin. Pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të tij, automekaniku A.M i shkroi Jusajt më 2 dhjetor duke i premtuar se do t’ia kthejë kamionët pasi ka rast familjar. Edhe më 10 dhjetor i shkroi sërish se brenda tri ditësh i dorëzon automjetet pasi ndodhet në të pame. E më vonë u zhduk tërësisht.
Klan Kosova arriti të kontaktojë me A.M i cili në telefon e pranon se ende i ka kamionët, por nuk pranon të takohet me ekipin.
Afër punëtorisë së tij në Pejë që tashmë nuk ekziston edhe bashkëpunëtorët thanë se nuk e kanë parë prej ditësh deri sa vetë kamion-ndreqësi thotë të mos jetë kontaktuar nga policia.
Ky institucion është ende duke e hetuar rastin si shpërdorim i pasurisë së huaj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…