Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021. Në disa komuna gara ka përfunduar në raundin e parë dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë t’u drejtohen përsëri kutive të votimit. Megjithatë, në shumicën prej komunave të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin, pritet një garë e fortë mes kandidatëve.
Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.
Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.
Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.
Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.
Në Gjilan, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199. Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri. Haziri ka arritur të marrë 99 vota.
Në komunën e Gjakovës, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289. Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.
Në komunën e Podujevës, Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota. Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.
Në komunën e Rahovecit gjërat ishin pak më ndryshe, këtu mërgata votoi për një kandidat që nuk është nga VV-ja. Kandidati nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora. Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.
Në Kamenicë ishte garë e ngushtë mes dy kandidatëve. Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.
Në Komunën e Junikut, 446 vota të diasporës mori Ruzhi Shehu i LDK-së. Ndërkohë, Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.
E në Han të Elezit situata është ende e paqartë, aty PAZP ka vendosur të ketë rivotim, ndërkohë PDK ka dërguar ankesë në Supreme dhe ende pritet një vendim përfundimtar. Ashtu sikur në votimin primar, edhe në atë të mërgatës, fitues doli kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre, ndërsa Rufki Suma mori 16 vota.
Në komunën e Dragashit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. Ndërkohë, kundërshtari i tij në balotazh, Shaban Shabani, ka marrë 77 vota. Adnan Redzeplar i partisë Vakat ka marrë 157 vota.
Në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 36 vota, 39 i ka marrë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina. Driton Ajazi i inicitavës DD ka marrë vetëm 4 vota por përsëri do të marrë pjesë në balotazh, ndërkohë Xhavit Drenori ka marrë 21 vota.
Në Malishevë, kandidati i VV-së, Alban Krasniqi ka marrë 183 vota, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota. Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota, e Bajrush Hoti ka marrë 53 vota. PDK dhe Nisma do të garojnë në balotazh për këtë komunë.
Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka marrë besim nga mërgimtarët me 289 vota, por të pamjaftueshme për të kaluar në balotazh ku do të garojnë kandidati i VV-së, Arsim Ademi dhe Sokol Haliti i LDK-së. Haliti mori 122 vota nga mërgata, ndërsa Ademi mori 116.
Në komunën e Istogut, kandidati i LDK—së, Ilir Ferati fitoi bindshëm më së shumti vota nga mërgata. ai mori 231 vota, kundrejt 83 të Agron Avdiajt të VV-së dhe 70 të Bekë Berishës nga AAK. AAK dhe LDK shkojnë në balotazh nga kjo komunë.
Në Shtime, Qemajl Aliu nga Vv mori më shumë vota nga mërgata me 66, ndërkohë Naim Ismajli i PDK-së mori 4 e Bedri Zeqiri i LDK mori 5. VV dhe PDK do të shkojnë në balotazh.
Në Vushtrri, Arsim Rexhepi – kandidat i VV-së ka marrë më së shumti vota me postë në atë komunë. Ai ka marrë 37 vota, katër më shumë se Xhafer Tahiri i LDK-së. Ndërsa Ferit Idrizin e PDK-së e kanë votuar vetëm 10 mërgimtarë. LDK dhe PDK do të garojnë në balotazh.
Në komunën e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thelluar edhe më shumë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë me votat e diasporës. Nga 235 vota të diasporës në Klinë, 140 prej tyre i ka marrë Zenun Elezaj i AAK-së ndërsa Lulzim Dargidella i VV-së mori 36 vota, Besim Hoti i LDK-së 35 ndërsa Esat Raci i PDK-së 24. Në Klinë do të ketë balotazh mes Zenun Elezaj të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së.
Në Obiliq, VV do të garojë në balotazh me Xhafer Gashin. Kandidati i VV-së, Halil Thaci, mori 22 vota nga mërgata ndërkohë Gashi ka marrë 8 vota.
Në Kaçanik, Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi i LDK-së ka marrë 17 dhe Besim Ilazi i PDK-së ka marrë 10. PDK e VV do të garojnë në balotazh.
E në Fushë Kosovë, Vetëvendosje në Fushë Kosovë mori 49 vota nga 75 sa u dërguan me postë. Enver Bajqinca i VV-së dhe Burim Berisha i LDK-së, do të shkojnë në balotazh.
Rezultatet e plota të votimit nga Diaspora i gjeni në linkun më poshtë.