Ministri i Financave, Hekuran Murati, është treguar ironik me ankesat e opozitës në Parlamentin e Kosovës, për krizën ekonomike që ka kapluar Kosovën.
“Kriza i godet shtresat e varfra dhe të mesme. Prandaj, nuk kemi dëgjuar asnjëherë që më të zëshmimit të jenë shtresa e pasur”, tha ai.
Përndryshe, sipas Muratit, “për ata që kanë nevojë kemi bërë shumë më tepër se çkado që ka bërë ndonjë qeveri paraprake”.
Për vetë krizën, pohoi se ajo është globale dhe se “ka gjunjëzuar edhe shtetet më të forta”.
Murati më pas ka përmendur me rend skemat të cilat tha se qeveria i ka marrë për të lehtësuar përballimin e krizës.
“Çka nuk mund të them është që nuk do të mund të mbështetim humbjet në kriptovaluta”, deklaroi Murati, duke ngacmuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, i cili ka investime në kriptovaluta.
Sa për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, tha se ai “po u adresohet shifrave të nxjerra nga lajmet e rreme”.
Krasniqi në anën tjetër i tha Muratit se skemat e hartuara nga ai janë “lëmoshë”, derisa për akuzën e tij se politikanët janë të pasur, deklaroi se “Murati vetë është më i pasur se shumica këtu”.
“Sa për kriptovaluta unë jam ekspert, po unë i kam deklaruar, ti pse s’po i deklaron? Krejt shokët e tu thonë që ke investu në kriptovaluta, kallxo sa i ki?”, pyeti Krasniqi, Muratin.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…