POLITIKE

Krasniqi: Nëse na fton presidentja, unë kam me i thënë se nuk do të tentojmë të bëjmë qeverinë

Kryetari i PDK Memli Krasniqi, ka thënë se 56 vota “për” Albin Kurtin janë tregues i fundit të tij, dhe se ai kurrë nuk do të bëhet më kryeministër, raporton Ekonomia Online. Ndërsa ai ka thënë qartë edhe se në takim me presidenten Vjosa Osmani kur të pyetet për vota do të thotë se nuk do të tentojnë të bëjnë qeverinë.

“Sot nuk ka më as një dyshim, 56 vota për Kurtin dhe as një më shumë ky është fundi i një mashtrimi që vendit i kanë kushtuar me izolim përçarje dhe humbje kohë. Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. As prej zgjedhjeve të shkurtit as në zgjedhjet e ardhshme. Ata nuk lanë vend as për dialog, as për bashkëpunim. Sa më parë që të shkojmë në hap tutje në krijimin e institucioneve, pa Kurtin dhe VV është mirë për vendin tonë. Ju e dini që nga data 10 shkurt unë kam bërë përpjekje që ri japim . Sot ju them përsëri nëse na fton presidentja nesër dhe na thotë se a e i keni numrat, unë do t’i them që jo dhe nuk do të tentojmë që të bëjmë një qeveri”, tha ai pasi dështoi Kurti t’i marrë votat për formimin e Qeverisë.

Më tej ai tha qartë se “Ne s’mund të bëjmë qeveri, Albin kurti nuk mund të bëjë qeveri. Çka mbetet këtu? Me shku në zgjedhje. E ftojë presidenten e Republikës së Kosovës që të jetë në krye të detyrës. Kërkoj që qysh nesër të në ftojë ose kontaktojë në mënyrë zyrtare për na pyetur a ka dikush shumicë apo jo. Unë sot ju njoftoj se në momentin e parë që do të kem një kërkesë për takim ose letër, brenda 24 orëve do t’ia kthejë përgjigjen me i thënë se nuk mund ta bëjë këtë qeveri. Nuk mundemi me humb më shumë kohë”.

Sa i përket propozimit të Dimal Bashës për ministër të Infrastrukturës, Krasniqi tha se ai u zu në befasi.

“Ai nuk jam i sigurt qe e ka ditë që ju ka përmendur emri. E që ka qenë tallje edhe propozimi i tij. Është mirë me e pyet se a e ka ditë pasi reagimit të tij”, tha ai.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago