POLITIKE

Kremlini: Politika e jashtme e ShBA-së “kryesisht” përkon me vizionin e Rusisë

Kremlini ka thënë se konfigurimi i ri i politikës së jashtme të administratës aktuale amerikane nën presidentin Donald Trump “kryesisht” përkon me vizionin e Rusisë.

“Administrata e re (e ShBA-së) po ndryshon me shpejtësi të gjitha konfigurimet e politikës së jashtme. Kjo kryesisht përkon me vizionin tonë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë me kanalin televiziv shtetëror Rossiya-1 të regjistruar të mërkurën, me një fragment të tij të ndarë sot nga gazetari Pavel Zarubin në Telegram.

Duke kujtuar se Rusia dhe ShBA-ja kishin të njëjtën votë për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën në fund të muajit të kaluar, Peskov e ka përshkruar këtë si “vërtet të paimagjinueshme”.

Më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projektrezolutë që bën thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, me Rusinë dhe ShBA-në që votuan kundër.

Në lidhje me përpjekjet për t’i rivendosur lidhjet Rusi-ShBA, Peskov ka thënë se janë duke u zhvilluar përpjekje për të përmirësuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, por se ka një “rrugë të gjatë përpara” për shkak të dëmtimit të konsiderueshëm të këtyre lidhjeve nën administratën e mëparshme amerikane.

“Por, nëse vullneti politik i dy liderëve – presidentit (Vlladimir) Putin dhe presidentit Trump – ruhet, atëherë kjo rrugë mund të përshkohet mjaft shpejt dhe me sukses”, ka thënë më tej Peskov.

Ai ka deklaruar gjithashtu se vargu i temave të mundshme për bashkëpunim mes Moskës dhe Uashingtonit duhet të përvijohet tani, por se nuk duhet të presin ndonjë rezultat të shpejtë në këtë drejtim.

Peskov ka shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për të komunikuar me Putinin, duke iu referuar komenteve të Macronit në një intervistë të së shtunës me mediat franceze, gjatë së cilës tha se ai nuk e përjashton një dialog të tillë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago