FOTO&VIDEO

Kreu grabitjen më të madhe në Angli, shqiptari martohet në Tropojë pas lirimit nga burgu, mediet angleze: Beri dasmë luksoze

Jetmir Buçpapa ishte një nga personat e bandës prej 6 anëtarësh që vodhën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent.

Ai është martuar disa muaj pasi u lirua para afatit të caktuar. Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e ‘Securitas në Tonbridge’, e cilësuar si një nga grabitjet më të mëdha në Britani.

Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.

41-vjeçari shqiptar u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë.

Ai u lirua në gusht të vitit të kaluar (2020) dhe u deportua në Shqipëri.

Gruaja e parë britanike e Buçpapaës, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte në burg.

Mësohet se Buçpapa u martua sërish me Besiana Dunishën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, me një festë luksoze.

Burime nga Shqipëria bënë me dije se autoritete britanike nuk kanë asnjë kërkesë  për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij, shkruan Mirror.

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. ata gjithashtu lidhën 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

  • Pamje nga grabitja
  • Jetmir Buçpapa


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago