LAJME

Kreu i BIK në Podujevë: Në Xhaminë ku u rrah imami, u tentua të instalohet tjetër islam

Kreu i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka folur për incidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës ku imami i xhamisë, Zeqir Berisha, është rrahur brutalisht nga tre persona të cilët edhe po mbahen në Polici.

Jashari thotë se imami Berisha ishte ankuar edhe më herët për personat të cilët edhe po mbahen në Polici lidhur me sulmin.

Siç ka treguar Jashari, ka pasur përpjekje që të ndërhyhet në punët e imamit dhe se është bërë përpjekje që në atë xhami të predikohet një mënyrë tjetër e faljes dhe jo sipas mënyrës tradicionale për të cilën mënyrë ka insistuar imami Zeqir Berisha.

“Informacionet e para nëse i kthehemi kronologjisë, është se në imami ka qenë në Gllamnik dhe ka ardhur në Lupç. Imami viteve të fundit ka pasur probleme me një predikim të një islami ndryshe, e për të cilat na kanë njoftuar. Ka pasur tendenca për ndërhyrje në autonominë e tij të punës. Shkolla jonë është Hanefi, dhe imami e ka ruajtur këtë frymë. Në këtë situatë mund të japim versionet se i besojmë imamit tonë, sepse ai është legjitim për të kryer detyrën e tij”, ka thënë Bekim Jashari në Frontal të T7.

Kreu i BIK-ut në Podujevë ka treguar se i njeh emrat të cilët janë arrestuar për sulmin ndaj imamit, meqë të njëjtit kishin vizituar zyrat e BIK-ut në Podujevë.

Siç thotë Jashari të njëjtëve iu ishte bërë e ditur se imami është përfaqësuesi legjitim dhe se ata thjesht ishin xhemati.

“Është tentuar që islami në këtë Xhami të marr pamje ndryshe, Pa paragjykuar sulmuesit. Këta i njoh si emra. Në vitin që shkoi i kemi takuar në zyrën tonë. I kemi treguar atyre se Bashkësinë Islame e përfaqëson imami dhe ju jeni vetëm xhemat. Nëse ka elemente të sulmit ideologjik, bëjmë me dije se në Llap, Kosovë e Shqiptari se elemente të frymëzuara nga doktrina të huaja nuk do të kenë vend në Llap. Urojmë të që mos dali kjo . Është ankuar dhjetëra herë në Bashkësi Islame dhe në Policinë e Shtetit. Një punëtor që ka qëlluar para 3 jave në xhami ka treguar se është sulmuar fuqishëm verbalisht imami në fjalë”, ka shtuar tutje.

Jashari në fjalën e tij ka lënë të kuptohet se ka pasur përpjekje për të ndryshuar mënyrën e faljes në këtë xhami dhe se për një gjë të tillë imami në fjalë ishte ankuar edhe më herët për personat që janë arrestuar për sulmin.

“Ne ritin e namazit e kemi falur në mënyrë tradicionale, prandaj imami ka dashur që të ruaj frymën sepse janë obligime të statusit të BIK-ut. Imami në fjalë është ankuar në ta (personat që janë arrestuar). Janë të njëjtit emra”, ka thënë Jashari.

Derisa ka treguar se gjendja e imamit që është sulmuar është tepër e rëndë dhe që s’kanë mundur as që të flasin. Siç ka thënë Jashari, sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse.

“Mund të konkludohet se gjendja e tij është shumë e rënduar. Është një sulm brutal. Sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse. Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është e pamundur që të flasim me të. S’kemi mundur të flasim as me familjarët që janë aty, e që janë të tmerruar me atë që ka ndodhur

Siç thotë Jashari të njëjtëve iu ishte bërë e ditur se imami është përfaqësuesi legjitim dhe se ata thjesht ishin xhemati.

“Është tentuar që islami në këtë Xhami të marr pamje ndryshe, Pa paragjykuar sulmuesit. Këta i njoh si emra. Në vitin që shkoi i kemi takuar në zyrën tonë. I kemi treguar atyre se Bashkësinë Islame e përfaqëson imami dhe ju jeni vetëm xhemat. Nëse ka elemente të sulmit ideologjik, bëjmë me dije se në Llap, Kosovë e Shqiptari se elemente të frymëzuara nga doktrina të huaja nuk do të kenë vend në Llap. Urojmë të që mos dali kjo . Është ankuar dhjetëra herë në Bashkësi Islame dhe në Policinë e Shtetit. Një punëtor që ka qëlluar para 3 jave në xhami ka treguar se është sulmuar fuqishëm verbalisht imami në fjalë”, ka shtuar tutje.

Jashari në fjalën e tij ka lënë të kuptohet se ka pasur përpjekje për të ndryshuar mënyrën e faljes në këtë xhami dhe se për një gjë të tillë imami në fjalë ishte ankuar edhe më herët për personat që janë arrestuar për sulmin.

“Ne ritin e namazit e kemi falur në mënyrë tradicionale, prandaj imami ka dashur që të ruaj frymën sepse janë obligime të statusit të BIK-ut. Imami në fjalë është ankuar në ta (personat që janë arrestuar). Janë të njëjtit emra”, ka thënë Jashari.

Derisa ka treguar se gjendja e imamit që është sulmuar është tepër e rëndë dhe që s’kanë mundur as që të flasin. Siç ka thënë Jashari, sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse.

“Mund të konkludohet se gjendja e tij është shumë e rënduar. Është një sulm brutal. Sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse. Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është e pamundur që të flasim me të. S’kemi mundur të flasim as me familjarët që janë aty, e që janë të tmerruar me atë që ka ndodhur. I gjithë fshati duhet të solidarizohet me familjen”, ka thënë Jashari”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

18 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

19 orë ago