Rusia është duke u përballur me qindra viktima çdo ditë, teksa zhvillon luftën në Ukrainë, dhe ka humbur mijëra togerë e kapitenë, që prej 24 shkurtit.
Është kjo deklarata e një zyrtari të lartë amerikan, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve, Reuters.
Përveç togerëve dhe kapitenëve, qindra kolonelë dhe shumë gjeneralë rusë janë vrarë po ashtu, sipas zyrtarit.
Uashingtoni beson se Ukraina ka shkatërruar më shumë se 100 shënjestra të vlefshme ruse brenda Ukrainës.
Ditën e djeshme, shefi britanik i inteligjencës, Richard Moore është shprehur se Rusia do ta ketë të vështirë që të vazhdojë fushatën ushtarake, dhe Ukraina mund të aktivizohet në kundërsulm.
Sipas tij, Rusia është përballur me humbje tepër të rëndësishme në synimet e saj fillestare të luftës në Ukrainë, siç janë: rrëzimi i presidentit Volodimir Zelenski, kontrollimi i Kievit dhe prishja e unitetit brenda Perëndimit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…