Kreu i inteligjencës së Putinit në fund të shkurtit në Beograd, për çfarë?

Pas asaj që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e quajti “vërshim të emisarëve për Ballkanin Perëndimor” dhe tensioneve që kanë kapur apeksin në Ukrainë, njeriu më i afërt i Vladimir Putin, Nikollai Patrushev, pritet të vizitojë Beogradin.

Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurës Kombëtare të Rusisë, do të udhëtojë për në Beograd në fund të muajit shkurt, raportuan mediat ruse.

Njëri nga shoqëruesit më të rëndësishëm të Vlladimit Putin, Patrushev, në Beograd do të bisedojë me liderët e inteligjencës serbe, dhe sipas mediave ruse, tema kryesore do të jetë ajo që ministri i jashtëm rus e propagandoi si “vullnetarët nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova” për të cilët tha se “po luftojnë në Donbas në anën e autoriteteve ukrainase”.

Për një gjë të tillë nuk ekziston asnjë fakt, përveç propagandimit të zakonshëm rus për të etiketuar vendet e rajonti si “strehë të mercenarëve”.

“Ria Novosti”, agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, shkroi se informacioni që Patrushev do të vizitojë Beogradin u shpërnda në publik nga Aleksandër Vuçiç.

Kurse, kryediplomati rus ditëve të fundit akuzoi Ballkanin Perëndimor se është bërë “shtrat i krimit nga mercenarë që rekrutohen në konflikte të stilit-amerikan”.

“Kemi informacion që militantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina janë rekrutuar për të nxjerrë Rusinë jashtë balanci, e cila përfshin dërgimin e tyre në Donbas. Po punojmë që të konfirmojnë këto informacione”, kishte thënë Lavrov për RT.

Ministria e Kosovës e quajti gënjeshtës një gjë të tillë, dhe u përgjigj se Kosova ka ligj të posaçëm që u ndalon qytetarëve të saj pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit. Njëtë, si gënjeshtër të pastër ruse, e ka quajtur edhe qeveria e Shqipërisë.

Tri ditë më von, oficeri i inteligjencës së Vladimit Putin, Nikolai Patrushevski, lajmëroi vizitën e tij në Serbi, për siç tha ai, “shkëmbimin e informacioneve për militiantë nga BeH, Shqipëria dhe Kosova”, transmeton mediumi boshnjak “Istraga”.

Nikolai Patrushev është një ish-drejtor i shërbimit inteligjent rus FSB.

Në prill 2018, Departamenti Amerikan i Thesarit (OFAC), në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, vendosën sanksione ndaj këtij oficeri të inteligjencës Putin.

“Qeveria ruse është e përfshirë në një sërë aktivitetesh dashakeqe në mbarë botën, duke përfshirë vazhdimin e okupimit të Krimesë dhe nxitjen e dhunës në Ukrainën lindore, furnizimin e regjimit të Asadit me materiale dhe armë ndërsa bombardon civilët e vet, duke u përpjekur të minojë demokracitë perëndimore dhe keqdashëse. aktivitetet kibernetike”, kishte thënë në atë kohë Departamenti i Thesarit në ShBA.

“Oligarkët dhe elitat ruse që përfitojnë nga ky sistem i korruptuar nuk do të izolohen më nga pasojat e aktiviteteve destabilizuese të qeverisë së tyre”.

Edhe opinionisti kosovar, Agon Maliqi, shkroi se “në kulmin e tensioneve në Ukrainë, shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Patrushev, njëri ndër njerëzit më të afërt të Putinit, këtë javë vjen në Beograd”.

“Synimi, me gjasë, është presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e Dodikut për zhbërjen e Bosnjes, por edhe mundësia për ndonjë përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës”.

“Vuçiç e ka mbështetur agjendën ruse në shumë sfera”, tregon Maliqi. “Por në përpjekje për të balancuar dhe për t’i mbajtur raportet me perëndimin, dhe i vetëdijshëm për pasojat, deri tani është treguar skeptik dhe frenues ndaj Dodikut”.

Agon Maliqi konsideron se nëse Vuçiç arrin që me sukses t’i rezistojë këtij presioni, pikët e fituara nga Vuçiç prej ShBA-së do të jenë të larta.

“Nëse u hyn aventurave, e djeg gjithë mundin diplomatik të një dekade. Në cilëndo rrethanë dhe sido që të zhvillohet, ky konflikt mes perëndimit dhe Rusisë do ta ridefinojë kontekstin e sigurisë në Evropë, ku Rusia e sheh fatin e Ballkanit dhe atë të ish shteteve Sovjetike si të ndërlidhura – si sfera interesi me mundësi pazaresh dhe shkëmbimesh”.

“Në këtë kontekst, Kosova e mbrojtur nga NATO nuk e ka luksin të vazhdojë me qasjen sovraniste dhe shpërfillëse ndaj aleatëve, duke ndjekur fitore taktike që zgjojnë emocione të momentit (psh. targat, zgjedhjet) dhe duke e humbur perspektivën strategjike”.

“Rezultati i kësaj qasjeje”, sipas Maliqit është se “Kosovën nuk e pret më kush nga nivelet e larta në SHBA, madje as për kafe në margjinat e konferencës së Mynihut”,