Lideri opozitar serb ishte liruar të hënën nga paraburgimi pasi, siç ka thënë ai, shërbimi sekret i Beogradit e ka rrahur, torturuar, turpëruar dhe kërcënuar ta vrasin atë dhe familjen e tij.
Nikola Sanduloviq ka folur për herë të parë pasi u pa në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka thënë se u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe u rrah brutalisht për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës, raporton The Guardian.
Si rezultat i dhunës, avokatët e tij kanë thënë se Sanduloviq ka mbetur i paralizuar në anën e majtë të tij dhe se ka pësuar dëmtim nervor.
“Më kidnapuan anëtarë të policisë sekrete serbe të cilët për gjashtë orë më rrahën, torturuan, poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin tim por edhe jetën time”, ka thënë Sanduloviq.
“E gjithë kjo për shkak të qëndrimit tim politik dhe dërgimit të luleve në varrin e një vajze 7-vjeçare të vrarë, që i përkiste familjes Jashari”.
Sanduloviq është akuzuar për shkelje të ligjit, se ka nxitur urrejtje kombëtare, racore dhe fetare.
Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Ai është kritikuar ashpër për ripostimin e një video ku kishte vizituar varrin e Adem Jasharit, themeluesi kyç i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga policia serbe më 1998 bashkë me 57 anëtarët e familjes së tij.
Agjencia serbe e Inteligjencës (BIA) ka pohuar se e ka marrë në pyetje Sanduloviqin, por ka mohuar se ka përdorur forcë mbi të.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…