Kreu i Odës Ekonomike: Këto janë pasojat në ekonominë kosovare për shkak të koronavirusit

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pasojat në ekonomi nga koronavirusi janë të mëdha.

Ai thotë se pandemia ka goditur direkt apo indirekt të gjithë sektorët e ekonomisë.

Rukiqi tregon se sipas përllogaritjeve bazë, janë mbi 100 mijë persona që nuk janë në vendin e punës, që nga vendosja e masave kufizuese, për parandalimin e përhapjes së pandemisë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

COVID-19 dhe pasojat ne ekonomi

Pjese nga prononcimi per temen e javes te gazetes Koha Ditore dhe fakte tjera nga te dhenat preliminare prej sektoreve me te prekur

– Sipas perllogaritjeve bazike, demi ne ekonomi eshte 10 milione euro ne dite;
– Sektoret si: Gastronomia, Turizmi, Rekreacioni, Qendrat Tregtare, Çerdhet, Zejtaret, Transporti vendor dhe nderkombetar i udhetareve, Sherbimet estetike etj, kane 0 qarkullim;
– Rreth 50% e bizneseve aktive ne vend jane te mbyllura (kjo shifer arrin ne rreth 70% te bizneset e vogla);
– Kemi renie drastike te konsumit te energjise elektrike dhe te derivateve te naftes;
– Sipas perllogaritjeve baze, jane mbi 100,000 persona qe nuk jane ne vendin e punes, qe nga vendosja e masave kufizuese, per parandalimin e perhapjes se pndemise;
– Pandemia ka goditur direkt apo indirekt te gjithe sektoret e ekonomise