KRYESORE

Kreu i opozitës në Serbi, Gjilas: Hilli po e mbështet anti-amerikanin Vuçiq

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjilas, tha se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka shkuar një hap më tej në mbështetjen e grupit të organizuar kriminal që udhëheq Serbinë.

“Në dhjetor, Hill heshti për vjedhjen e votave, presionin ndaj votuesve, numrin e madh të votuesve me vendbanim të rremë. Ai deklaroi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit me Aleksandar Vuçiqin dhe i tha opozitës që të heqë dorë nga lufta dhe të ulet në shtëpi. Ai kaloi muajt në vijim për të bindur një pjesë të opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet e përsëritura të vjedhura në Beograd”, tha lideri i opozitës në Serbi.

Tani, në muajin qershor, siç thuhet në njoftim, ai shkoi një hap më tej në mbështetje të grupit të organizuar kriminal që udhëheq me Serbinë, raporton N1.

“Tani ai thotë se nuk është i rëndësishëm mendimi i vëzhguesve nga misioni i ODIHR-it, të cilët përmendën një sërë parregullsish. Ai nuk përmend se në zgjedhjet e Beogradit dolën 210 mijë votues më pak se në muajin dhjetor, se tre nga katër partitë më të mëdha opozitare nuk morën pjesë, se asnjë nga rekomandimet kryesore të ODIHR-it nuk u zbatuan”, tha Gjilas.

Ai gjithashtu shton “pa asnjë turp thotë se ka pasur më pak probleme se në muajin dhjetor, edhe pse të gjithë kanë parë presione edhe më të mëdha, rrahje të aktivistëve të opozitës dhe shkelje brutale të ligjit nga mediat e Vuçiqit, redaktorët e së cilës filluan të rrahin edhe gazetarët. Ai nuk dëgjoi as retorikën antievropiane dhe as antiamerikane të Aleksandër Vuçiqit, për të cilin thotë se është një partner i besueshëm i Amerikës”.

Gjilas gjithashtu pohoi se le të supozojmë se diplomati amerikan nuk vuri re asgjë nga këto, por si nuk e pa “Milorad Dodik, banor i Laktashit”, duke votuar në zgjedhjet lokale në Beograd.

Ndryshe, organizatat ndërkombëtare kanë evidentuar edhe gjatë ripërsëritjes së zgjedhjeve në disa komuna – blerje votash, frikësim të votuesve dhe parregullsi të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago