Një prej aktorëve kryesorë në luftën në Ukrainë, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin pranoi për herë të parë se Rusia ka pësuar humbje të pallogaritshme që nga nisja e operacionit special.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës janë plotësisht të gatshme për të sulmuar. Askush nuk po na mbulon krahët. Askush nuk na jep municion. Numri i mercenarëve të Wagner është duke u reduktuar ndjeshëm. Ne jemi përballur me të vdekurit, të plagosurit dhe ata që janë larguar pas përfundimit të kontratës. Nuk na jepen predha dhe po bëjmë gjithçka është e mundur me sasinë minimale që kemi sot”, dëgjohet të shprehet Prigozhin.
I ashtuquajturi “kuzhinieri” i Putin gjithashtu shprehet se kundërofensiva e ukrainasve është e pashmangshme dhe parashikon që ajo të nisë në ditët e para të muajit maj.