4 jetë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të premteje në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.
Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt. Shefi i zjarrfikëses në Gramsh, në një prononcim për mediat tha se të gjithë nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin. Sipas tij, ky liqen nuk është për t’u larë për ata që nuk dinë not, për shkak se është i gjithi i thellë dhe ka gropa.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…