Krijuesi i “botës serbe” në Mal të Zi e pranon se Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë ndërhyrë në regjistrimin e popullsisë

Aleksandar Rakoviq, një nga krijuesit e “botës serbe” në Mal të Zi, afër regjimit të Vuçiqit dhe Patriarkanës së Serbisë, e ka pranuar se Serbia ka ndërhyrë në rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maline Zi.

Madje ai tha se edhe përfshirja e Kishës Ortodokse Serbe ka bërë që Serbia sipas tij ‘triumfoi’ në këto rezultate.

“Ne prisnim që gjuha serbe të kalonte shumicën dhe serbët të ishin 36-37 për qind” – tha Rakoviq.

Në një prononcim për agjencinë e Dodikut “Srna”, Rakoviq, duke komentuar rezultatet e regjistrimit të publikuar dje, thotë se “tashmë është e rëndësishme që deri në regjistrimin e ardhshëm, nëse ka pyetje identitare, ata 10 për qind apo më shumë ‘dualistë’, ata që deklarohen si malazezë dhe flasin gjuhën serbe, bëjini që të deklarohen si serbë, në mënyrë që serbët të bëhen populli shumicë në Mal të Zi”.

“Por ajo që mund të shohim edhe në Mal të Zi është se identiteti i njerëzve në Mal të Zi është shpërbërë plotësisht”.

“Fatkeqësisht, ata, KOMBI MALAZI, janë degët tona që kanë punuar mbi kokën tonë gjatë dekadave të fundit”, tha Rakoviç.

Rakoviq pohoi se “fjalimi i patriarkut serb Porfirio në Podgoricë (vitin e kaluar para regjistrimit) ndryshoi rezultatin e regjistrimit në favor të shumicës absolute serbe”.

“Porfirije Periq i bindi ata që hezitonin, por ishin maja e peshores, të deklaroheshin si serbë që flasin gjuhën amtare serbe”.

Në regjistrimin e fundit – rezultatet e të cilit i shpalli Drejtoria e Statistikave në Mal të Zi, MONSTAT, më 15 tetor – 41.1% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa 32.9% si serbë.

Krahas rritjes së numrit të serbëve, krahasuar me regjistrimin e mëparshëm, kishte rënie prej rreth 4% të atyre që e identifikojnë veten si malazezë.

Regjistrimi në Mal të Zi është më shumë çështje politike sesa statistikore, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.

Që nga referendumi për pavarësi në vitin 2006, shoqëria malazeze është thellësisht e ndarë në mes të pjesës që dëshironte të mbetej bashkë me Serbinë dhe përkrahësve të Malit të Zi të pavarur.

Pse serbët prisnin më shumë?

Regjistrimit i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe e proruse, të cilat u bënin thirrje qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli disa herë për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi. /AntenaM