FOTO&VIDEO

Krim makabër në Fier: 8-vjeçari i humbur, gjendet i pajetë nën baltë

Njё ngjarje makabre ёshtё regjistruar pasditen e 16 nёntorit nё fshatin Greçall të Fierit, ku një 8-vjeçar është rrëmbyer, vrarë dhe groposur nën baltë nga shtetasi 38-vjeçar Klodian Çalamani, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Nё Komisariatin e Policisё sё Fierit, nga qytetarja, e cila më pas u identifikua si e ëma e viktimës, fillimisht erdhi denoncimi për humbjen e djalit të saj, veç tetë vjeç.

I mituri nuk ishte kthyer nё shtёpi, si zakonisht nga shkolla, raportoi mamaja e 8-vjeçarit në Polici.

Denoncimi në Polici
“Rreth orёs 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F.V. se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi morën njoftimin, efektivët e Komisariatit zgjeruan kërkimin dhe veprimin në terren.

Ata ia dolën të lokalizonin vendin, ku dyshohej se ndodhej fëmija i humbur.

Pas kontrollit të efektivëve, trupi i fёmijёs 8-vjeçar u gjet i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së shtetasit 38-vjeçar.

Policia njoftoi se menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit Klodian Çalamani në Komisariatin e Policisë Fier.

Teksa nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Sipas raportimeve nëpër media, ashtu çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur për në shkollë.

I mituri ndiqte klasën e dytë. Ai nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë.

Ka qenë nëna e djalit që dha alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi.

Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici.

Pas vëzhgimit të disa kamerave të sigurisë në lagje, prindërit vunë re se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.

Më pas, policia zbarkoi në banesën e 38-vjeçarit.

Ky i fundit, pasi u mor në pyetje në Polici, pranoi edhe autorësinë e krimit makabër.

Precedenti i autorit
Vrasësi i fëmijës, i cili u identifikua si Klodian Çalamani, në fakt ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Ai ka qenë i arrestuar për pengmarrjen e një vajze në vitin 2012, por nuk dihet sesi ka mundur të përfitojë nga drejtësia.

Ende mbetet i paqartë motivi që çoi Çalamanin që të kryente këtë krim të rëndë.

Nga burime paraprake, bëhet e ditur se autori mendohet se ka qenë i dehur dhe se kishte shfaqur më parë probleme me shëndetin mendor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago