LAJME

Krim makabër në Gjermani, shqiptari e mbytë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, Policia e vret shqiptarin

Të dielën në mëngjes ka ndodhur një krim makabër në Berlin të Gjermanisë. Një zëdhënës i policisë foli për një “pamje të tmerrshme” në vendin e krimit dhe protagonist i kësaj është bërë një kosovar, raporton Morgen Post.

Vepër e përgjakshme në lagjen Friedrichsfelde të Lichtenberg në Gjermani: Të dielën në mëngjes, një 23-vjeçar nga Kosova e goditi me sëpatë një grua 27-vjeçare në një apartament në Löwenberger Strasse. Policia e qëlloi atë për vdekje, ndërsa gruaja vdiq nga plagët e marra.

Rreth orës 07:40, fqinjët dëgjuan bërtimat e tmerrshme të një gruaje brenda një banese. Ata e kishin telefonuar Policinë.

Kur policët kishin hyrë në apartamentin e katit të nëntë, kishin përpara një pamje të tmerrshme. “Atje, një burrë po e godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë, shkruan Berliner Zeitung.

As viktima nuk ka mundur të ndihmohet. Gruaja, me plagë të rënda, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, gruaja e vrarë është një ukrainase. Autori vjen nga Kosova. Të dy nuk ishin të martuar dhe nuk ishin të regjistruar në apartamentin me një dhomë, tha ai. Policia fillimisht nuk ka mundur të tregojë se çfarë raporti ka autori me viktimën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago