Krimineli i luftës Sheshejl, thirrje për baza ruse në Serbi

Kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe i dënuar për krime lufte, Vojisllav Sheshejl, deklaroi se partia qëndron për aleancën ushtarake dhe politike të Serbisë dhe Rusisë.

“Serbia duhet të mbrojë territorin e saj dhe këtë do ta arrijë duke krijuar baza ushtarake serbo-ruse në Serbi”, tha Sheshejl.

Ai vlerësoi se ishte “garancia e vetme për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe” dhe tha se “serbët dhe rusët janë dy popuj vëllazërorë”. “Serbia dhe Rusia duhet të jenë në një përqafim të fortë”, tha Sheshejl.

Kujtojmë, ndërsa bota dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe Perëndimi vendos sanksione të rrepta ndaj Rusisë, në Beograd manifestohet hapur në mbështetje të Vladimir Putinit dhe luftës së tij në Ukrainë.