Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Rusia duke e krahasuar referendumin e organizuar në katër rajone të Ukrainës me atë në Kosovë, “shkelë të gjitha parimet e mundshme dhe të pamundura dhe pastaj mundohet t’i kthejë ato parime në standarde të përbashkëta, gjë që mua më duket qesharake”.
“Le të imagjinojmë një situatë ku një numër i madh serbësh flasin rusisht dhe nesër ushtria pushton për të mbrojtur serbët që flasin rusisht dhe nuk njihen në nivel shtetëror dhe pasnesër bëhet referendumi. Mund të krahasojmë gjërat që mund të krahasohen, jo ato që janë të pakrahasueshme”, tha Tolkach gjatë një interviste në N1.
Lidhur me qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e cila iu referua aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën si dëshmi se referendumet janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Tolkac sugjeron se duhet të shikojmë diçka tjetër.
Ai po ashtu është pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur Ukraina është shprehur për njohjen e Kosovës.
“Jo, ne gjithmonë e kemi përkrahur parimin e integritetit territorial të Serbisë, pa marrë parasysh se pozita e Kosovës ka qenë më afër nesh sesa qëndrimi i Serbisë”, shtoi Tolkac.
Diplomati ukrainas foli edhe për mos vendosjen e sanksioneve nga Serbia për Rusinë.
Ai theksoi se “ne do të donim ta shihnim Serbinë si mike dhe aleate dhe është e vështirë për ne të kuptojmë argumentet që jep Serbia me secilin prej ushtarëve tanë të rënë, me çdo fëmijë të rënë, dhe deri më tani kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë dhe shumë të tjerë”.
“Gjithçka është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh argumentet e Serbisë”.
“Ne presim mbështetjen e Serbisë, duke iu bashkuar sanksioneve që po i vendosen Rusisë. Kjo do të na ndihmojë të tregojmë se qëndrojmë për vlerat e përbashkëta. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe për mbështetje teknike ushtarake. Ftojmë udhëheqjen e Serbisë të luftojmë së bashku”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…