Një prej emrave më të “famshëm” të krimit në Serbi dhe Malin e Zi i ka shpëtuar për mrekulli një tjetër atentati me armë të bërë ndaj tij.
Një ditë më parë ndërsa ishte shtrirë pranë një pishine në një hotel luksoz pranë Budvës një person i afrohet me armë në dorë, por në momentin që ka tentuar ta qëllonte i ka rrëshkitur këmba në pishinë.
Kan u plagos lehtë në këmbë dhe mori një të gërvishtur në kokë. Ndërkohë autori u largua me shpejtësi me një makinë tip BMË në drejtim të Petrovacit. Policia ka rrethuar zonën përreth Budvës dhe po zhvillon një operacion intensiv kërkimi. Janë ngritur postblloqe në dalje të qytetit dhe po analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë të hotelit dhe zonës përreth.
Kan-it i janë bërë disa herë atentatete përgjatë dekadës së fundit dhe u ka mbijetuar disa herë përpjekjeve për vrasje në të dyja vendet.
Hetimet vijojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që atentati të jetë i lidhur me përplasjet midis grupeve kriminale në rajon.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…