Një i dënuar për pesë vrasje, i cili u lirua nga një burg rus për t’iu bashkuar luftës kundër Ukrainës është dekoruar pas vdekjes nga Vladimir Putin .
Ivan Neparatov, 34 vjeç, ishte një nga mijëra të burgosurit e rekrutuar për të luftuar në konfliktin e egër të Rusisë me Ukrainën.
Ai kishte kryer pothuajse gjysmën e një dënimi 25-vjeçar për disa vrasje kur iu bashkua ushtrisë private Wagner dhe u dërgua në vijën e frontit në Ukrainë.
Një raport thoshte se ai ishte ‘likuiduar shpejt’ pasi iu bashkua përpjekjeve të luftës.
Sipas një raporti pas vdekjes Neparatov mori një urdhër nderi ‘për gjak dhe guxim’ nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut.
Presidenti Putin është akuzuar se ka rekrutuar në burgjet ruse dhe ka ofruar shfuqizimin e dënimeve të vrasësve, përdhunuesve dhe kriminelëve të tjerë të rëndë.