Russia's President Vladimir Putin attends a press conference with his Belarus counterpart, following their talks at the Kremlin in Moscow on February 18, 2022. - Vladimir Putin said on February 18, 2022 that the situation in conflict-hit eastern Ukraine was worsening, as the West accuses him of planning an imminent attack on the country. (Photo by Sergei GUNEYEV / Sputnik / AFP) (Photo by SERGEI GUNEYEV/Sputnik/AFP via Getty Images)
Rusia ka filluar një mobilizim të pjesshëm të qytetarëve të saj. Lajmin e bëri të ditur presidenti Vladimir Putin gjatë një fjalimi para njerëzve të mërkurën në mëngjes.
“Për të mbrojtur atdheun tonë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, për të garantuar sigurinë e popullit dhe popullit tonë në territoret e çliruara, e konsideroj të nevojshme të mbështes propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të kryer mobilizim të pjesshëm të Federatës Ruse,” tha ai.
Përgatitjet për mobilizimin e pjesshëm do të fillojnë sot, të mërkurën, njoftoi Putin ndërsa shtoi se dekreti është nënshkruar.
“E përsëris, po flasim vetëm për mobilizim të pjesshëm, pra do t’i nënshtrohen rekrutimit vetëm ata qytetarë që janë në rezervë dhe mbi të gjitha ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura, kanë specialitete të caktuara ushtarake dhe përvojë përkatëse. “
“Pasi regjimi i Kievit refuzoi sot publikisht një zgjidhje paqësore të problemit të Donbasit dhe, për më tepër, shpalli pretendimin e tij për armë bërthamore, u bë absolutisht e qartë se një ofensivë e re e radhës në shkallë të gjerë në Donbas, siç kishte ndodhur tashmë dy herë më parë, ishte e pashmangshme.”
Ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë lideri rus kur ka përmendur armët bërthamore dhe i ka lidhur me Kievin.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…