POLITIKE

Kriporja e Ulqinit kthehet në pronësi shtetërore, Abazoviç: Historike

Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale në Mal të Zi, njëzëri vendosi që Kriporja e Ulqinit të kthehet në pronësi shtetërore.

Këshilli, i kryesuar nga Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq, duke vepruar në bazë të kërkesës së Kriporës së Ulqinit në falimentim nga nëntori i vitit 2011, për të dhënë një mendim për vlerën e tregut të kësaj pasurie natyrore në procedurën e privatizimit, vlerësoi se shuma e tregtuar e letrave me vlerë nuk korrespondon me vlerën reale të pasurisë së patundshme të Kripores së Ulqinit dhe se, sipas kësaj, privatizimi është bërë në rrethana të dyshuara dhe jotransparente.

“Gjatë vendosjes për këtë çështje, Këshilli kishte parasysh të dhënat dhe gjetjet e hollësishme nga raporti i Komisionit për Vlerësimin e Tregut, me vendimin e Këshillit për të përcaktuar vlerën e Kriporës .Të dhënat e paraqitura nuk korrespondojnë me vlerën reale dhe si i tillë vendoset kthimi i kripores në pasuri shtetërore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Këtë vendim e mbështeti edhe Zv/Kryeministri Dritan Abazoviq, i cili kthimin e pronës e quajti historike. Abazoviq falënderoi të gjithë ata që me vite kanë luftuar për ruajtjen e pasurive tona natyrore.

Megjithatë partia e spektrit politik shqiptar, Forca e Re Demokratike vlerëson se Kriporja është pronë e Komunës së Ulqinit.

”Qeveria deri më tani ka treguar kapacitetin e plotë vetëm për ta shkatërruar Kriporen dhe pronën e saj dhe tani i takon asaj që t’ia kthejë këtë pronë Komunës së Ulqinit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kriporja e Ulqinit ishte ndër prodhuesit më të njohur të kripës në ish Jugosllavi me një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë. Është një lagunë e njohur dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpendësh ku ujërat e ëmbla të lumit bashkohen me ujin e kripur të detit duke krijuar një oazë të veçantë për shpendë dhe zogjtë shtegtar.

Në vitin 2003 kriporja u privatizua, si pasojë e falimentimit të ndërmarrjes, por kjo pasuri është shitur me një çmim tejet të ultë, vetëm 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent për metër katror, duke u cilësuar këtë privatizim si aferë korruptive e politikës së Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq.

Kriporja e Ulqinit është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e kripores. Në këtë kuadër BE ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago