Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, deklaroi të mërkurën se shumëçka do të ndryshojë në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi pas vizitës së tij në Beograd.
Për Tanjug ai deklaroi se gjatë këtij viti ka pasur një qetësi në marrëdhëniet mes dy vendeve që paralajmëron një stuhi ose një zgjidhje të mirë.
“Mali i Zi i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me KOS-in”
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, deklaroi se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) do të nënshkruhet sapo Sinodi i KOS-it të vendosë se është e pranueshme për ta.
Pas kësaj, Qeveria e Malit të Zi do ta miratojë atë në seancën e ardhshme dhe do të dakordohet për datën e nënshkrimit me Shenjtërinë e tij Patriarkun Porfirio, tha Krivokapiç për Televizionin Tanjug.
“Do të pranojmë çdo propozim të Serbisë për ambasador”
Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç tha gjithashtu të mërkurën se vendi i tij do të pranojë çdo propozim nga Serbia në lidhje me emërimin e një Ambasadori serb në Podgoricë, duke theksuar se mund të mos jetë e nevojshme të ketë ambasada në vendet fqinje që kushtojnë shumë dhe nuk sjellin përfitime, duke cituar një deklaratë të një ambasadori të Singaporit.
“Pse do të kishit ambasadorë në një mjedis që është afër jush, kur mund të arrini komunikimin e përditshëm duke ardhur për një ditë. Pse të bëni stereotipa, pse të keni ambasada që kushtojnë shumë, pa pasur përfitime”, tha Krivokapiç për Tanjug.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…