BOTA

Kriza me emigrantët, vendet baltike i kërkojnë BE ngritjen e një ”barriere fizike”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u tregua kategorike: nuk do të ketë mure në kufijtë europianë.

Por nga samiti i Vilnius, mes Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë mbërrin një kërkesë e qartë për Brukselin, financimi dhe ndërtimi i një barriere fizike për të mbrojtur bllokun nga emigrantët.

Përfaqësuesit e tre republikave ish-sovjetike konsiderojnë se presidenti bjellorus Lukashenko është përgjegjësi i vetëm i krizës në kufirin polak, por në të njëjtën kohë i kërkojnë BE-së të ashpërsojë politikat e emigracionit, duke e bërë më të vështirë hyrjen e azilkërkuesve.

“Situata në kufirin me Lituaninë po përkeqësohet dhe kërkon veprime të menjëhershme në nivel europian dhe ndërkombëtar. Kërcënimi në rritje në kufirin me Bjellorusinë nuk është vetëm një problem i Lituanisë dhe Polonisë. Janë në diskutim kufijtë e jashtëm të BE dhe NATO-s”, deklaroi në samit presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

Të hënën ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u dakordësuan për një raund të 5 sanksionesh ndaj Bjellorusisë, që do të prekë persona dhe institucione të cilat ndihmojnë regjimin bjellorusë të përdorë njerëzit për qëllime politike.

Një prej shënjestrave pritet të jetë kompania ajrore bjelloruse Belavia. Ndërsa diplomacia po dështon të prodhojë rezultat, në terren situata mbetet e vështirë, me mijëra refugjatë të bllokuar në kufi.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cila ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve, thotë se po planifikon të kthejë emigrantët në vendet e origjinës por se shumica refuzojnë ta pranojnë një zgjidhje të tillë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago