Edhe pse po punohet për një zgjidhje diplomatike, NATO është përgatitur për më të keqen. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg thotë se Rusia po grumbullon njësi ushtarake në kufi me Ukrainën, por edhe në Bjellorusi. “Po punojmë për një zgjidhje diplomatike, por ndërkohë jemi përgatitur edhe për më të keqen”, thotë ai.
Edhe shefi i njësisë amerikane, Mark Milley, i kërkoi Rusisë të tërhiqet dhe të ndjekë rrugën diplomatike.
Ndërkohë, Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend disa funksionarëve të BE-së. Diplomacia ruse njoftoi dje se kjo është një përgjigje ndaj “politikës absurde dhe kufizimeve të njëanshme” nga ana e Brukselit.
Mes të sanksionuarve ka përfaqësues të forcave të rendit dhe të organeve legjislative dhe ekzekutive të disa vendeve të BE-së. Ndërsa presidenti francez, në një bisedë telefonike me Putin ka propozuar vendosjen në zbatim të marrëveshjes së Minskut, në kuadër të së ashtuquajturës Normandi, e përbërë nga Franba, Gjermania, Rusia dhe Ukraina. Mbi të njëjtin propozim, Macron do të bisedojë edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.