BOTA

Krizë në Manastirin e Shën Katerinës në Sinai: Kryepeshkopi Damianos kërkon mbrojtje nga Greqia dhe Egjipti

Kryepeshkopi i Manastirit të Shën Katerinës në malin Sinai, Damianos, ka deklaruar publikisht se jeta e tij ndodhet në rrezik.

Përmes një mesazhi të regjistruar në video, 90-vjeçari kërkoi mbrojtje nga qeveria e Greqisë dhe e Egjiptit, për shkak të tensioneve të krijuara brenda manastirit.

Akuza të ndërsjella

Nga ana tjetër, murgjit e përjashtuar hedhin poshtë akuzat e Damianos. Ata kanë publikuar në një faqe të re në internet versionin e tyre për ngjarjet, duke pretenduar se bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit kanw thyer dyert e dhomave dhe i kanw detyruar ata të largoheshin. Sipas tyre, gjithçka është regjistruar në video nga një prej murgjve.

Kriza kulmoi kur 15 murgj u mblodhën dhe votuan për shkarkimin e Damianos nga posti i Kryepeshkopit të Sinait. Ky vendim, megjithatë, është vënë në pikëpyetje, pasi nuk mori pjesë as vetë Kryepeshkopi dhe as përfaqësuesi i tij zyrtar, ndërkohë që rregullorja e manastirit kërkon praninë e dy të tretave të murgjve për një vendimmarrje të vlefshme.

Përplasja kanonike dhe roli i Patriarkanës së Jeruzalemit

Murgjit që kundërshtojnë Damianos kanë njoftuar Patriarkun e Jeruzalemit, Theofilo, për shkarkimin e tij. Vetë Kryepeshkopi, nga ana tjetër, i është drejtuar Patriarkanës duke denoncuar veprimet e tyre si të paligjshme.
Patriarku Theofilo iu përgjigj vetëm Damianós, duke e interpretuar letrën e tij si një kërkesë që Patriarkana të marrë më shumë përgjegjësi mbi çështjen e manastirit. Ai ka njoftuar dërgimin e një delegacioni në Athinë, të kryesuar nga Kryepeshkopi i Kostandinës, Aristarchos, për të diskutuar mbi gjendjen në Sinai.

Manastiri i Shën Katerinës është një nga më të vjetrit në botën ortodokse dhe ka një status të veçantë kanonik. Kryepeshkopi i Sinait gëzon pavarësi të plotë kishtare, megjithatë tradicionalisht shugurohet nga Patriarku i Jeruzalemit. Situata e tanishme ka krijuar një precedent të ndërlikuar, duke ngritur pyetje për legjitimitetin e vendimeve të marra brenda manastirit dhe rolin e autoriteteve kishtare më të larta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago