Vendimi i autoriteteve kroate për të mos lejuar që presidenti serb Aleksandar Vuçiç të hyjë në Kroaci për një “vizitë private” në Jasenovac dhe Pakrac, tashmë ka shkaktuar një sërë reagimesh të stuhishme në Serbi, çka ka tërbuar fashistin primitv serb Aleksandar Vulin.
Me fjalorin tashmë të zakonshëm prej zagari, Vulin tha në komentin e tij se nga sot “të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë mbajtësit e pasaportave zyrtare apo diplomatike, do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën ose kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”.
Me këtë, Vulin njoftoi një lloj kundërmase ndaj autoriteteve kroate.
Vulin, meqë ra fjala, ka qenë “ministër për vendet fqinje” në qeverinë e Vuçiqit për vite me radhë, pavarësisht se cilin departament e drejtonte, pasi ai rregullisht është përgjegjës për nxitje më ekstreme të urrejtjes ndaj vendeve dhe popujve të Ballkanit, dhe në vitet e fundit më intensivisht ka promovuar ideologjinë e “ripërtritur” të Serbisë së Madhe, e njohur si ideja e “botës serbe”.