Kryeministri britanik, në terapi intensive

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.

Kryeministri britanik Boris Johnson është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të infeksionit të tij koronavirus. Gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit u përkeqësua gjatë pasdites, tha zëdhënësi i Kryeministrit.

Pasi e dërguan dje në spital për simptoma të vazhdueshme, gjëja e fundit që ai tha ishte se ai do të vazhdon të drejtonte qeverinë nga spitali pavarësisht infeksionit. Johnson e kishte bërë publike infeksionin e tij  nga koronavirusi në fund të marsit.