Kryeministri holandez, Mark Rutte në një reagim të tij të fundi ka theksuar se nuk do të shkojë në asnjë mbledhje ku është presidenti rus, Vladimir Putin.
Rutte në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk ka ndërmend të takohet me Putin.
“Nuk e kam ndërmend të takohem më me Vladimir Putinin. Unë nuk do të marr pjesë në takimin e Këshillit Evropian me presidentin rus”, ka thënë ai.
E gjithë kjo pasi në vitin 2014, separatistët pro-rusë rrëzuan një aeroplan të kompanisë, Malaysia Airlines, ku mbeten të vrarë edhe 193 shtetas holandezë.
Dhe në tetor 2018, ministria e jashtme holandeze akuzoi agjentët rusë për një sulm në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron dëshiron që udhëheqësit e BE-së të marrin në konsideratë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin për një samit të përbashkët.