Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing, ka thënë se qëllimi i dialogut është njohja reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që momenti kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e pyeti Hotin se a din serbisht, ky i fundi tha se është vetëm çështje interpretimesh.
“Ne kemi filluar këtë proces pas 20 muajve, me rekomandime të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kemi dialogu me BE’në dhe partnerët për të arrirë një marrëveshje përfundimtare. E cila kryefjalë ka njohjen reciproke dhe normalizimin e raporteve. Interpretimi i mediave se si kemi hyrë në takim është çështje e gazetarëve dhe qytetarëve se si interpretohet”, është shprehur Hoti.
Tutje, ai tha se me Serbinë po dialogohet për njohje reciproke dhe mbylljen e të gjitha çështjeve me Serbinë.
“NE hyjmë në këtë proces jo për të normalizuar vijat e autobusëve. Janë të rëndësishme, por pas 9 vjetëve dialog, ne duhet të dialogojmë për mbyllje të të gjitha çështjeve që kemi me Serbinë. Normalizimi i vetëm vjen vetëm me njohje reciproke”, shtoi Hoti.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…