Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë pak shaka me emrin emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pasi ai dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte e takuan kryeministrin Albin Kurti, ata thanë se zgjidhja për tensionet është zbatimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe duke folur për këtë, Bettel u ndal te mbiemri të dërguarit europian.
“Është një udhërrëfyes nga BE-ja… nga… Lik… Laj.. Laçak, nga Llajççak – oh, e dini për kë a kam fjalën (qesh) – dhe Borrell, dhe këto janë për ne hapa të rëndësishëm për të vazhduar”, tha Bettel.
Ai tha se i kanë thënë kryeministrit të Kosovës se “nuk jemi këtu për të gjykuar”, por “jemi këtu për të ndihmuar”.
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…