BREAKING NEWS

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzohet për korrupsion

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mashtrim sipas një deklarate të prokurorisë izraelite.

Prokurori i përgjithshëm Avichai Mandelblit e bëri publike akuzën të enjten, duke ndjekur rekomandimet e policisë së Izraelit për të ndërhyrë, të cila u bënë vitin e kaluar.

Hetimet e hershme, që njihen me emrat: Çështjet 1,000, 2,000 dhe 4,000 e akuzojnë liderin izraelit se ka pranuar qindra mijëra euro në formën e dhuratave në këmbim të favoreve, si dhe për negocim të një mbulimi më të gjërë mediatik në mediat vendase.

Në një prej çështjeve, Netanyahu thuhet se ka pranuar dhurata, të cilat arrinin një vlerë prej 264,000 dollarë (238,000 euro) në këmbim të ndryshimit të legjislacionit për përjashtimin nga taksat.

Prokurorët thonë se dhuratat përfshijnë gjithashtu cigare dhe shishe shampanje.

Dy çështjet e fundit ngrihen mbi negociatat e kryeministrit me mediat izraelite për të prezantuar lajme më pozitive për të dhe familjen e tij.

Në një prej tyre, 70-vjeçari dëgjohet teksa mundohet të negociojë me median Yedioth Ahronoth, një e përditshme vendase, për të marrë më pak kritika nga artikujt e tyre.

Ai thuhet se ka ofruar të nxjerrë nga tregu “Israel Today”, një media pro-Netanyahu, por konkurrente me gazetën në fjalë.

Çështja e dytë e akuzon kryeministrin të ketë ndërhyrë prej shumë vitesh në artikujt e publikuar në faqen e internetit Walla, në mënyrë që ato të ishin më lavdëruese ndaj tij dhe familjes së tij.

Netanyahu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe nuk është i detyruar ligjërisht të japë dorëheqjen.

Ai pritet të mbajë një deklaratë mbi këto akuza në orët në vazhdim.

Padia e së enjtes vjen pas problemeve të kryeministrit me partinë e tij Likud, në një kohë ku Izraeli gjendet në ujëra të trazuara politike.

Udhëheqësi i krahut të djathtë dhe opozita nuk kanë mundur të formojnë një qeveri përgjatë dy zgjedhjeve të mbajtura këtë vit.

Nëse kjo gjendje do të vazhdojë, vendi do të mbajë sërish zgjedhje gjatë javëve në vijim, gjë që mund të cënojë pushtetin e gjatë të kryeministrit Netanyahu, që prej vitit 2009.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago